Përleshje e madhe, kërcet stupci në shtetin fqinj

Futboll

Përleshje e madhe, kërcet stupci në shtetin fqinj

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:50
Përleshje e madhe, kërcet stupci në shtetin fqinj

Përleshje e madhe, kërcet stupci në shtetin fqinj!

Për shkak pandemisë “Covid 19” siç dihet nëpër stadiume nuk është e lejuar prezenca e tifozëve, mirëpo para derbit të madh në Ligën e Dytë – Lindje në Shtip midis Bregallnicës dhe Tikveshit, erdhi deri te përleshja mes tifozërive të të dyja skuadrave.

“Falanga” në njërën anë dhe “Lozari” në anën tjetër u përleshën në hyrje të qytetit pranë rrethrrotullimit.

“M Net” nga Shtipi ka publikuar foto, ku shihet përleshja mes tifozërive.

Ndryshe ndeshja midis Bregallnicës dhe Tikveshit u mbyll me barazim 1:1. Pas këtij barazimi Bregallnica vazhdon të mbajë pozitën e parë në renditje me 36 pikë, ndërkohë Tikveshi me 31 pikë mban pozitën e dytë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat