Përfundon ndeshja, PSG 2- 2 Bordeaux

Futboll

Përfundon ndeshja, PSG 2- 2 Bordeaux

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:55
Kylian Mbappe

Paris-Saint Germain ka barazuar me Bordeaux në kuadër të xhiros së 12-të të Ligue 1.

Parisienët e nisën dobët takimin ku në minutën e 10’ u gjetën në disavantazh nga autogoli i mbrojtësit të tyre Pembele.

Po rridhte minuta 27’ kur u akordua penallti në favor të PSG-së, të cilën e konkretizoi Neymar. Nuk kaloi as një minutë kur në skenë doli italiani Moise Kean i cili shënoi në minutën 28’.

Bordeaux vazhdoi të shpresonte dhe me lojë të mirë, në minutën 60’ ish futbollisti i PSG-së, Hatem Ben-Arfa, dhuroi një asist për Yacine Adli.

PSG ruan kreun e tabelës me 25 pikë gjithsej, ku ndjeket nga Lile dhe Marseille që kanë nga 22 pikë respektivisht 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat