Real çuditë, ja kush e mposhti

Futboll

Real çuditë, ja kush e mposhti

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:55
Real çuditë, ja kush e mposhti

Real Madridi çuditë, pëson humbje të rëndë si vendas, me rezultat 2:1 nga Alaves-i, në takimin e javës së 11-të të Kampionatit të Spanjës. Në minutën e 5-të, Perez ka qenë i saktë nga penalltia dhe avancojnë mysafirët, 0:1. 

Kur pritej Reali të barazojë, pësojnë edhe golin tjetër pikërisht në minutën e 49-të. 

Portieri Courtois ka bërë gabim trashanik, duke ia dhuruar topin Joselu i cili godet nga rreth 20 metra dhe topi përtokë futet në rrjetë, 0:2.

Image

Alaves

Në minutën e 86-të, braziliani Casemiro nga afërsia realizon për 1:2 pas një tollovie, por në minutat e mbetur nuk arritën golin e barazimit.

Reali ka luajtur pa dy lojtarët më të mirë, Karim Benzema dhe Sergio Ramos. Kjo është humbje e rëndë dhe që e bën me dhimbje koke trajnerin Zinedine Zidane.

Pas javës së 10-të, Reali mbetet në pozitën e 4-të me 17 pikë apo 6 me pak se Sociedad, ndërsa Alaves ngrihet në pozitën e 9-të me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat