Solskjaer: Bruno Fernandes është Cristiano Ronaldo ynë

Futboll

Solskjaer: Bruno Fernandes është Cristiano Ronaldo ynë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 06:34
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes është rritur në një nga lojtarët më të mirë të Manchester United që kur mbërriti në ”Old Trafford” nga Sporting Lisbon në janar për një transferim prej 80 milionë eurove.

Mesfushori portugez ka shënuar 21 gola në 35 paraqitje për United deri më tani dhe ka ndihmuar me 13 asistime.

Pasi erdhi në klub, ai humbi vetëm dy ndeshje dhe mori pjesë në 22 fitore, dhe United kishte mesatarisht 2.2 gola për ndeshje me të.

Tifozët e Djajve të Kuq dikur adhuruan bashkatdhetarin e tij Cristiano Ronaldo, i cili që atëherë ka vazhduar të shkëlqejë në skuadra të tilla si Real Madrid dhe Juventus. 

Solskjaer tani ka thënë se Bruno do të thotë po aq sa bëri Ronaldo për këtë ekip të United.

“Prania e tij patjetër që ndikon te shokët e tij të skuadrës, vetëm shikoni rezultatet që kemi arritur që kur ai erdhi. Bruno është plot energji, ka një notë udhëheqëse dhe është një lojtar i vërtetë i ekipit. Ai është Cristiano Ronaldo ynë”, tha norvegjezi.

Ndeshjen për këtë fundjavë United do ta luajë nesër në orën 15:00, dhe kundërshtari i tyre do të jetë skuadra e Southampton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat