Juventus interesohet për Van de Beek

Futboll

Juventus interesohet për Van de Beek

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:46
Donny Van de Beek

Donny Van de Beek nuk po kalon kohë të mira tek klubi i tij i ri, Manchester United.

Sipas “Calciomercato”, Juventus dëshiron të marrë shërbimet e Van de Beek.

Holandezi u transferua në verë tek Manchester United, por nuk po mund të gjejë vend në formacionin bazë.

23 vjeçari ka luajtur vetëm 88 minuta në Premierligë, ku të gjitha paraqitjet e tij ishin nga banka rezervë.

Thuhet se “Bianconerët” mund të testojnë “Red Devills” me një ofertë prej 40 milionë funte.

Ai ka shënuar një gol në fitoren 3-2 ndaj Crystal Palace në fillim të sezonit.

Mbetet të shihet e ardhmja e holandezit pasi që ka spekulime se edhe Pogba mund të jetë rrugës për në Torino, nëse do të realizohej ky transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat