Pique i sigurt që Messi do të qëndrojë

Futboll

Pique i sigurt që Messi do të qëndrojë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:14
Gerard Pique dhe Lionel Messi

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, beson se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, do të qëndrojë tek Barca pavarësisht zërave për largimin e tij.

Kontrata e agjentinasit skadon në qershor 2021, i cili deshi të largohej këtë sezon por që transferi u bllokua nga Josep Bartomeu, Presidenti i Barcelonës.

Bartomeu nuk është më President, pasi që dha dorëheqje pas reagimeve të tifozëve dhe gatishmërisë së bordit për ta shkarkuar atë.

Trajneri Ronald Koeman ka thënë se Messi është zemra e skuadrës dhe se nuk dëshiron largimin e tij, duke munduar të rikthejë qetësinë në kampin katalanas.

I fundit ishte edhe Pique, i cili në intervistë për “ESPN” tha: “Natyrisht, shpresoj të qëndrojë. Është vendim personal për Leon dhe do të presim e të shohim çfarë do të ndodhë. Për sa gjatë të veshë fanellën e Barcelonës, ka shpresë, shpresoj ta bindim të rrijë edhe disa vite tjera”, deklaroi Pique.

Messi pritet të rikthehet në fushë pasi që mungoi ndeshjen e kaluar, ku u pushua nga Koeman, ndërsa Pique është ende i lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat