Bashkim Hasani - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës!

Futboll

Bashkim Hasani - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:21
Bashkim Hasani - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës!

Pa veprimtarë sportivë dhe pa donatorë edhe sporti nuk do të mbijetonte në asnjë rrethanë në vitet e 90-ta (1991-1999).

Veprimtarët sportivë dhe donatorët ishin oksigjeni më i fuqishëm për sportin në tërësi!
Bashkim Hasani i takon Gjeneratës së Republikës. Hasani ka qenë veprimtar sportiv dhe donator i dalluar në vitet e 90-ta.

Burrë i fjalës, trim, i sakrificës dhe asnjëherë nuk u ndal, duke iu kundërvu fuqishëm agresorit serb. 

Image

As feningun e fundit atëkohë, nuk e kurseu nga xhepi i tij për futbollin dhe sportin në përgjithësi, siç thonë shumë veprimtarë sportivë dhe ish futbollist, edhe familjen e linte keq por sportin assesi. 

Të rrallë janë njerëz si Bashkim Hasani, që dhanë aq shumë për futbollin dhe që nuk kursyen as mjete materiale për të mbijetuar sporti! 

Ai së bashku me vëllezërit e tij u mobilizuan dhe ndihmuan sportin! 
Hasani as që brengosej për kërcënimet që i vinin nga regjimin serb, por i grahte punës në shërbim të sportit dhe të shtetit të Kosovës. 

Në vitet më të rënda, ka qenë drejtor sportiv i klubit të futbollit Flamurtari nga Prishtina, klub që gjithmonë ka qenë halë në sy për Beogradin, për një arsye: Fanellat kuq e zi! 

Hasani punoi pa hile, investoi me zemër, i dha forcë djemve të ri në vitet e 90-ta, duke i motivuar të luftojnë për sport dhe për shtet të Kosovës. 

Hasani sot është krenar që Kosova frymon e lirë, është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe klubet e sportistët tanë garojnë zyrtarisht në garat ndërkombëtare.

Hasani asnjëherë nuk i harron peripecitë që patën në vitet e 90-ta, edhe në livadhe edhe në fusha të improvizuara, ku edhe aty okupatori serb i sulmonte me makinerinë me të rëndë, duke i ndërprerë ndeshjet, që besa i rrihte edhe i arrestonte sportistët tanë.  

Hasani është i lumtur për sakrificën, kontributin që dha për sportin dhe së bashku me mijëra sportistë, i rezistuan fuqishëm pushtuesit serb.  Po të mos kishim shumë Hasana, sporti do të shuhej atëkohë, por këta ishin shtylla kryesore e mbijetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat