Shqiptari fantastik në Holandë, shënon për fitoren e Vitesses

Futboll

Shqiptari fantastik në Holandë, shënon për fitoren e Vitesses

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:04
Armando Broja

Futbollisti shqiptar Armando Broja, me ekipin e Vitesses arkëtuan tri pikë të mëdha në Kampionatin e Holandës. 
Vitesse si vendas shënon fitore me rezultat 2:0 ndaj Sittard-it, në kuadër të javës së 10-të. 

Broja fantastik, shënon golin e dytë. 

Në minutën e 72-të, Darfalou realizon me kokë nga 10 metra për 1:0 në këndin e majtë. 

Në minutën e 84-të, Tannane nga gjuajtja harkoi në 16-sh, ndërsa Broja nga rreth 4-5 metra me goditje të fortë thellon fitoren në 2:0.

Broja ka luajtur deri në minutën e 86-të, dha maksimumin dhe i gëzohet kësaj fitore, ku Vitesse mban vendin e dytë me 25 pikë, ka dy me pak se lideri Ajax-i. Vitesse ka 8 fitore, 1 barazim 1 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat