Zeneli nga minuta e 55-të, Reims pëson humbje nga Lyoni

Futboll

Zeneli nga minuta e 55-të, Reims pëson humbje nga Lyoni

Nga: K.Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:49
Zeneli nga minuta e 55-të, Reims pëson humbje nga Lyoni

Lyoni u tregua skuadër shumë e fortë për Reims-in, duke e mposhtur me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 12-të të Kampionatit ë Francës.

Në minutën e 32-të, Casama u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë në fushë pa një lojtar Reims-in. 

Ekambi (22'), Bruno (49'), Dembele (66') realizuan golat për fitoren e Lyonit. 

Reprezentusi i Kosovës, Arbër Zeneli, u inkuadrua nga minuta e 55-të për Reims por dot që të sfidojnë Lyonin, aq me tepër kur mbeten me një futbollist me pak.

Pas javës së 12-të, Lyon ngrihet në vend të dytë me 23 pikë, ndërsa Reims mban pozitën e 17-të me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat