Dede: Jemi gati për Partizanin

Futboll

Dede: Jemi gati për Partizanin

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:19
Dede: Jemi gati për Partizanin, kemi skuadër me lojtarë të…

Tirana ka harruar të fitojë në kampionat, teksa edhe ditën e sotme nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Kastriotit. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Nevil Dede u shpreh për “Supersport”, se skuadra e tij meritonte fitoren, teksa shton më tej se janë gati për derbin edhe për faktin se kthehen disa lojtarë.

Barazimi– Prisja të fitonim ndeshjen, pavarësisht në disa momente të lojës ishte e vështirë. Duhet të ishim më agresivë para portës dhe ta mbyllnim ndeshjen pas golit të parë.

Mbrojtja– Në qenë nuk kishim probleme, vuajtëm pak me topat në ajër. Në pjesën e parë ishim më të kontrolluar. Më vjen keq që u çamë në krahun e djathtë. Kemi një skuadër të re dhe te riformatuar. Më djeg që nuk fituam dot, kjo më bën të mendoj se duhet të mendojmë diçka tjetër dhe të jemi agresivë.

Vangjeli– Është një lojtar i rëndësishëm. Skuadra kishte nevojë për rotacion. Kjo më bëri të mendoja që të freskoja krahët. Toli dhe Nuhiu janë të rinj, por nëse nuk i aktivizojmë nuk rritën.

Derbi– Mendoj se jemi gati për derbin. Na kthehet Toshevski dhe do jemi shumë entuziastë. Do jetë shumë e lehtë për mua dhe stafin ta përgatisim këtë ndeshje, pasi motivimi dihet. Kemi pak hapësirë kohën e duhur për të rikuperuar lojtarët dhe ta përgatisim ndeshjen.

Ndeshja sot– Loja ishte e gjitha nën kontroll dhe ekuilibër, sidomos në pjesën e parë ku kishim raste dhe duhet të kishim shënuar. Nuk mendoj se me 100% e fitonim ndeshjen, pro duhet të ishim më konkretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat