Martini: Duhet ta shohin edhe arbitrat

Futboll

Martini: Duhet ta shohin edhe arbitrat

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:07
Martini: Duhet ta shohin edhe arbitrat

Teuta një nga skuadrat pretendente për titullin në këtë sezon, edhe pse nuk ka pësuar asnjë humbje, në 5 javët e para ka regjistruar vetëm 1 fitore duke mos përmbushur aspak pritshmëritë. Duke analizuar barazimin pa gola ndaj Bylisit në Ballsh, trajneri Edi Martini akuzoi gjyqtarin e sfidës Enea Jorgji për arbitrim të njëanshëm që penalizoi Teutën.

“Edhe mund ta fitonim, edhe ta humbnim. Bëmë një pjesë të parë ku patëm rastet tona e Bylisi të vetat. Luajtëm hapur, me shumë sulmues, por nuk shënuam. Në momentin më të mirë në pjesën e dytë u ndëshkuam dhe mbetëm me një lojtar më pak. Edhe pse u mbrojtëm mirë, kërkuam të shënonim, por nuk ia dolëm”.

“Është fakt që vihet re që krijojmë raste për të shënuar e nuk ia arrijmë, duhet të punojmë më shumë në këtë aspekt, të jemi më afër portës e kur na jepet mundësia të jemi më të qetë. Erdhëm në Ballsh me synime për ta fituar ndeshjen, futëm sulmuesa. Skuadra e Bylisit na rrezikoi në pjesën e parë majtas, ishim të vetëdijshëm. Por preferoja të sulmonin. Lamë disa hapësira, por duhej të bënim më mirë para portës”.

“Eneas nuk i ecën me Durrësin, nuk e di pse po nuk ka fat. Na ka dhënë një të verdhë të dytë, por mendoj se shumë kohë më parë ishte një e verdhë për Bylisin e falur. Trajneri kundërshtar bravo i qoftë e ndërroi, por Bylisi duhej të ishte me të kuq para ndesh”.

“Është e qartë që prtshëmria është më e madhe. Edhe në stëvitje kur e diskutojmë e pranojmë. Ne realisht i shohim mundësitë tona, me Jorgjin thashë që përse nuk ia dha. Por u bë e dista herë, me Skënderbeun nuk na jepet penallti, edhe sot. Janë shumë gjëra të rastësishme. Shihni rastin e të verdhës së dytë, duehj të dilte q ënë minutë të 15. Këtu ëhst ëme dy standarte.

Këto janë episode që të heqin pikë e pastaj hajde e merre. Duhet ta shohin edhe arbitrat.

Jam i sigurt që është pa dashje. Por tonit ia dha pas 40 sekondave, kurse lojtarit të Bylisit nuk ia dha para syve. Ne këto na kushtojnë se jemi ekip për të luajtur për titull, por duke na hequr pikë këtu e atje, vështirësitë do të jenë më të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat