Pirlo jep dy arsyetime të ndryshme për mungesën e Ronaldos

Futboll

Pirlo jep dy arsyetime të ndryshme për mungesën e Ronaldos

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:52
Pirlo jep dy arsyetime të ndryshme për mungesën e Ronaldos

Andrea Pirlo i dha pushim Cristiano Ronaldos për ndeshjen ndaj Beneventos, teksa dha dy arsye të ndryshme pse ai nuk udhëtoi në the Ciro Vigorito me pjesën tjetër të skuadrës.

“Ishte programuar që të mos vinte në Benevento… Cristiano është duke pushuar, sepse ishte pak i lodhur pas kaq shumë ndeshjesh dhe ne nuk planifikonim ta sjellim atë në Benevento”, deklaroi Pirlo për Juventus TV para ndeshjes.

Tifozët e Juves kanë reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e trajnerit që të mos e merrte lojtarin kryesor së paku për pjesën e dytë, në të cilën ai do të mund ta kishte shënuar golin e fitores.

Pirlo dha një arsyetim më ndryshe lidhur me mungesën e tij.

“Ai kishte një problem të lehtë në mesjavë, megjithatë deshi të luante në Ligën e Kampionëve. Pas angazhimit me kombëtaren, ishte e natyrshme se ai kishte nevojë për pushim. Ronaldo është një vlerë shtesë, por ne duhet ta bëjmë lojën tonë edhe në mungesë të tij”.

“Real Madridi varej nga Ronaldo, ai është një katalizator për gola dhe pikë referente për lëvizje, prandaj është e pritshme që ai të jetë figura qendrore dhe shumica e lëvizjeve të shkojnë përmes tij”, ka deklaruar Pirlo për Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat