Daja me sytë nga derbi

Futboll

Daja me sytë nga derbi

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:55
Daja me sytë nga derbi

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka folur në lidhje me fitoren e sotme ndaj Skënderbeut me rezultatin 4-0. Ai ka theksuar se nuk mendojnë për titullin dhe se shpreson që të fitojë derbin e parë ndaj Tiranës.

“Bëmë një pjesë të parë nga më të mirat. Kam parë ekipin të vepronte goxha mirë në të dy fazat e lojës. Do doja të vazhdonim të automatizonim veprimet edhe në pjesën e dytë, por rezultati ndikoi që lojtarët të mos kishin më motivim maksimal.

“Skënderbeu? Do të jetë një periudhë kalimtare. Dua të fitoj maksimalisht me ekipin që drejtoj, ky është profesioni. Besoj se Skënderbeu do e kapërcejë këtë moment, pasi edhe ata duan kohën e vet që të kenë një manovër sa më të mirë. Nuk besoj se do jenë në këtë pozicion, ka brenda grupit lojtarë që mund të bëjnë mirë, ka edhe një staf që punon mirë.

“Derbi? Kemi edhe 4-5 ditë për të përgatitur këtë ndeshje. Nuk mund ta them se çfarë do të bëj të premten, nuk do doja të ekspozoja formacionin, por do të zgjedhim formacionin më të mirë.

“Mund të bënim ndryshime, por akoma kemi nevojë të konsolidohemi në manovër me formacionin e parë. Në pushim i kërkova lojtarëve që duhet të automatizojmë veprimet, gjë që nuk ndodhi në pjesën e dytë. Manovrën tonë duhet ta konsolidojmë gjatë ndeshjeve. Më pas vepruam dhe kryem zëvendësime, ky është shkaku pse ndryshuam vonë”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat