Lampard: Krijuam mjaftueshëm raste për të fituar ndeshjen

Futboll

Lampard: Krijuam mjaftueshëm raste për të fituar ndeshjen

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 21:06
Lampard

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard është deklaruar pas barazimit ndaj Tottenhamit.

“Blutë” ndanë pikët me Spurs, përballje e zhvilluar në “Stamford Bridge”, që përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0.

Pas ndeshjes, tekniku anglez lavdëroi lojtarët për punën e bërë dhe mendon se krijuan mjaftueshëm raste për të fituar ndeshjen.

“Ishte pak a shumë siç pritej. Mendoja se kishim më shumë posedim. Nuk i lejuam Kane ose Son të bëjnë asgjë. Krijuam mjaftueshëm që të fitojmë ndeshjen”.

“Portieri bëri pritje të mirë nga Mason Mount. Giroud e pati mundësinë e tij”, deklaroi ai.

Chelsea momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë me 19 pikë, dy më pak se lideri Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat