Jose Mourinho shpjegon pse lojtarët nuk janë të lumtur me barazimin ndaj Chelseas

Futboll

Jose Mourinho shpjegon pse lojtarët nuk janë të lumtur me barazimin ndaj Chelseas

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 21:45
Jose Mourinho

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka zbuluar se lojtarët nuk ishin të lumtur me barazimin ndaj Chelseas.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur në “Stamford Bridge”, por nuk arritën të realizojnë në portën kundërshtare.

Pas ndeshjes, Mourinho shpjegoi se lojtarët nuk janë të lumtur me barazimin ndaj “Bluve” dhe sipas tij kjo është pozitive sepse ka ndryshuar mentaliteti.

“Barazimi në Stamford Bridge zakonisht është pozitive dhe qëndrimi në kreun e ligës gjithashtu është pozitive”.

“Por, dhoma e zhveshjes nuk ishte e lumtur dhe kjo është fantastike. Është ndryshim plotësisht i mentalitetit”, deklaroi ai.

Tottenhami momentalisht është në kreun e Premierligës me pikë të barabarta me kampionin Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat