Wolves i del ‘dardhë me bisht’ Arsenalit

Futboll

Wolves i del ‘dardhë me bisht’ Arsenalit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 22:14
Wolves i del ‘dardhë me bisht’ Arsenalit

Arsenali nuk po kalon formë të mirë në Premier League. 

“Topçinjtë’ ka tri ndeshje që nuk po fitojnë, kësaj radhe si vendas pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Wolves, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Emirates” në Londër. 

Wolves i del “dardhë me bisht” Arsenalit, duke e lënë pa pikë. 

Futbollistët Neto (27') e Podence (42') shënuan për Wolvesin dhe Gabriel (30') për Arsenalin. 

Granit Xhaka u paraqit titullar për Arsenalin, i cili u zëvendësua në minutën e 81-të.  

Wolves ngrihet në vend të gjashtë me 17 pikë, kurse Arsenali bie në të 14-tin me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat