Raul Jimenez u dërgua me urgjencë në spital, pas përplasjes me David Luizin

Futboll

Raul Jimenez u dërgua me urgjencë në spital, pas përplasjes me David Luizin

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 00:50
Raul Jimenez

Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Raul Jimenez është dërguar me urgjencë në spital, pas një përplasje me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz.

Incidenti ndodhin në minutën e 16-të, gjatë përballjes së dy skuadrave në Emirates, që në fund përfundoi 2-1 për mysafirët.

Gjatë një rivënie nga këndi, Jimenez dhe Luiz kishte një përplasje me kokë, mirëpo anëtari i Wolves e pësoi me rëndë.

Mbrojtësi brazilian mbeti i gjakosur në kokë, derisa portugezi mbeti pa ndenja në tonë, duke iu ofruar oksigjen artificial.

Ndeshja u shty për dhjetë minuta, derisa u bë bartja e Jimenez nga fusha për në spital, me pamje që dukeshin mjaftë shokuese.

Ende nuk dihet se sa i rëndë është lëndimi i anëtarit të Wolves, por nga ajo çfarë u pa në fushë, lojtari me gjasë do të mungojë për disa muaj. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat