Benzema kthehet, Hazard dhe Ramos mungojnë

Futboll

Benzema kthehet, Hazard dhe Ramos mungojnë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:41
Real Madrid

Real Madridi do të luajë xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve në udhëtim kundër Shakhtar Donetsk nesër.

“Los Blancos” humbën befasisht lojën e fundit ndaj Alaves me rezultat 1-2 për të cilën trajneri Zidane tha se nuk ka shpjegim. Gjithashtu në këtë lojë munguan Sergio Ramos dhe Karim Benzema.

Ramos u lëndua në fitoren historike të Spanjës ndaj Gjermanisë, ndeshje të cilën spanjollët e fituan 6-0 me 17 nëntor, ndërsa Benzema humbi tre ndeshjet e fundit që nga ndeshja me Valencian me tetë nëntor.

Kapiteni dhe sulmuesi francez do të kthehen në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk, por lajmi i keq është për Hazard i cili sërish u lëndua në lojën e fundit.

Belgu do të ketë një skanim sot, por nuk do të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve. Ky është lëndimi i shtatë që nga ardhja e 29 vjeçarit nga Chelsea, ai këtë sezon është paraqitur vetëm 14 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat