Milani, klubi më në formë në Evropë

Futboll

Milani, klubi më në formë në Evropë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:33
Milani

Milani është lider në Serie A dhe ekipi me formën më të mirë në Evropë, madje me mesatare të pikëve më të mirë se Bayern Munichu e Tottenhami, ka raportuar “Gazzetta dello Sport” të hënën.

“Rossonerët” fituan në ndeshjen e fundit në Serie A ndaj Fiorentinas dhe po shijojnë një epërsi prej pesë pikëve ndaj Interit dhe Sassuolos në tabelë.

Skuadra e Stefano Piolit ka tubuar 23 pikë pas nëntë ndeshjeve këtë sezon dhe asnjë ekip tjetër nuk ka një rekord më të mirë.

Milani këtë edicion ka një mesatare prej 2.5 pikëve për ndeshje, duke lënë pas vetes Bayernin me 2.4 dhe Tottenhamin me 2.1 pikë për ndeshje. Së bashku me Juventusin dhe Atleticon, janë skuadrat e vetme që nuk dinë për humbje në pesë ligat më të mira të Evropës. Deri më tash, Milani ka shënuar 21 gola në nëntë ndeshje kampionale derisa ka pranuar vetëm tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat