Munishi tregon skuadrat pretendente për titull

Futboll

Munishi tregon skuadrat pretendente për titull

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:50
Munishi

Ballkani edhe më tej kryeson tabelën me gjithsej 35 pikë të argëtuara, skuadra nga Suhareka fitoi me rezultat 2-1.

Golat u shënuan në pjesën e parë, Blendi Baftiu realizoi në minutën e 8’ dhe për të dyfishuar rezultatin u përkujdes Mirlind Daku i cili shënoi në minutën 35’, ndërsa për Arbërinë shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën 40’.

Pas takimit, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u prononcua për media.

“Me thënë të drejtën sot Arbëria bëri paraqitje të mirë, jo vetëm në pjesën e dytë por edhe në të parën u pa që na kishin studiuar mirë dhe komplimente për lojën atyre”

“Nuk i vë faj skuadrës time, por kundërshtarëve që luajtën mirë”

“Jo, ne jemi 4 skuadra që do luftojmë për Evropën, jemi ne, Drita, Gjilani dhe Prishtina, çdo gjë është e hapur, kampionati është ende i gjatë”, përfundoi Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat