Morina thotë se ekipi i tij kishte ardhur për ta bërë befasinë në Suharekë

Futboll

Morina thotë se ekipi i tij kishte ardhur për ta bërë befasinë në Suharekë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:20
Arbnor Morina

Arbëria është mposhtur 2-1 në udhëtim te Ballkani në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri Arbnor Morina ka deklaruar pas ndeshjes se edhe pse skuadra e tij pësoi humbje, ata kishin shkuar në Suharekë për të shkaktuar befasi, derisa ka lënë mesazh edhe për trajnerët e skuadrave të tjera.

“Na mungoj së pari koncentrimi kur i pranuam dy gola në fillim të ndeshjes, mirëpo gjërat tjera kanë qenë mirë”, ka thënë trajneri i Arbërisë për ‘ArtSport’.

“Kemi ardh me luajt me një ekip shumë të kompletuar i cili deri më tashti nuk po dinë për humbje, por kemi ardh me bo një befasi”.

“Nëse nuk e kemi arritur befasinë me rezultat e kemi arrit me lojë. Por, lojës së mirë është mirë me ia shtua edhe pikat në fund. Ballkanit i uroj sukses në vazhdim”.

“Në fillim na kanë nënçmuar bajagi shumë, tash është me rendësi se po na përkrahin shumë. I kisha falënderua të gjithë trajnerët që po na përkrahin dhe po e flasin realitetin për këtë djem që po zhvillojnë futboll të bukur”, përfundoi Morina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat