Devolli: E dominuam Llapin, nuk e merituam humbjen

Futboll

Devolli: E dominuam Llapin, nuk e merituam humbjen

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:29
Bledar Devolli

Drenica ka humbur si vendas ndaj Llapit në stadiumin “Bajram Aliu” me rezultat 1:0.

Skuadra nga Skenderaj ka pësuar disfatë nga Llapi, me golin e shënuar nga Arbnor Ramadani, në çastet e fundit të ndeshjes.

Kryetrajneri i Drenicës, Bledar Devolli në një intervistë për ‘ArtSport’ ka komentuar disfatën ndaj Llapit.

“Më vjen keq të ndëshkohemi nga një episode i ndeshjes së ndërprerë, me vjen keq për djemtë pasi kemi bërë një ndeshje të mirë, por që sot na fati na ktheu shpinën dhe shkoj keq”, ka thënë ai.

“Sot na ka munguar vetëm goli, pasi kemi dominuar në çdo aspekt kundërshtarin, si në lojë, raste por edhe në kornera”.

“Definitivisht sot na ka munguar vetëm fati, por mendoj se kundërshtari nuk e ka merituar fitoren së paku kjo ndeshje është dashur të mbyllet e barabartë”, ka përfunduar Devolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat