U kërkoi lojtarëve ulje pagash e më pas i bleu të dashurës Bentley – futbollistët e Bournemouthit acarohen me shefin e tyre

Futboll

U kërkoi lojtarëve ulje pagash e më pas i bleu të dashurës Bentley – futbollistët e Bournemouthit acarohen me shefin e tyre

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:16
Foto Ilustrim

Lojtarët e Bournemouthi nuk po kalojnë aspak kohë të mira në klub, shkaku i një çmendurie të ndodhur së fundmi.

Pas shpërthimit të coronavirusit në tërë botën, si në klube e tjera ashtu edhe te klubi anglez, lojtarëve u kërkuar që të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre.

Por, lojtarët e Bournemouthit kanë arsye që të zemërohen me administratorin e klubit, që i ka blerë të dashurës së tij një Bentley.

Neill Black, duket se ka harruar çfarë ka kërkuar nga lojtarët e tij, dhe ka shkuar t’i blejë të dashurës së tij, Alesia makinën luksoze.

Alesia zbuloi dhuratën e bashkëshortit të saj për Krishtlindje, një makinë luksoze Bentley, e cila ka kushtuar 140 mijë paund.

Image

Dhe në dhomat e zhveshjes së Bournemouth, që së fundmi ka shkurtuar edhe rrogat në këtë kohë krize pandemie, kjo nuk është pritur aspak mirë nga futbollistët.

Fotoja e Bentleyt me një targë të personalizuar për modelen ruse u bë objekt bisede në dhomën e zhveshjes së skuadrës këtë fundjavë.

Në prill, kur Bournemouth-i luante ende në Ligës Premier, ish-trajneri Eddie Howe, ishte ndër të parët që vendosi të shkurtojë rrogën e tij pas shpërthimit të pandemisë, ndjekur më pas nga lojtarët. Ndërsa klubi vendosi të nxjerrë nga skema e sigurimeve edhe disa punonjës në të gjithë sektorët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat