“High-five” i famshëm, tifozët e Tiranës provokojnë: – 5 ditë

Futboll

“High-five” i famshëm, tifozët e Tiranës provokojnë: – 5 ditë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:42
Tiranë

Tifozët e Tiranës kanë provokuar përmes një postimi në rrjetet sociale. Tifo-grupi “Tirona Fanatics” i ka kujtuar Partizanit humbjen e thellë 5-1 në sezonin e shkuar.

Prej atij rezultati, mbështetësit bardheblu nisën të thumbonin përmes pëllëmbës siç takohen dy persona ose siç njihet ndryshe “High Five”.

“-5 ditë”, shkruajnë Fanaticsat në faqen e tyre zyrtare.

Kujtojmë që ndeshja Tirana – Partizani do të luhet të premten, në orën 18:00, në “Air Albania Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat