Suarez vazhdon të jetë i prekur nga COVID-19, rrezikon të humb sfidën ndaj Bayernit

Futboll

Suarez vazhdon të jetë i prekur nga COVID-19, rrezikon të humb sfidën ndaj Bayernit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:42
Suarez

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez vazhdon të jetë i prekur nga COVID-19 dhe është në dyshime për ndeshjen e radhës kundër Bayern Munichut.

Uruguaiani pas dy jave ka rezultuar prapë pozitiv në analizat e koronavirusit.

Suarez ka qenë në formë të mirë nën urdhrat e Diego Simeones duke realizuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e para në La Liga.

Ndërsa, ka humbur tri ndeshjet e fundit përfshirë edhe derbin ndaj ish klubit, Barcelona, sfidë në të cilën “Los Rijoblancos” dolën fitimtar.

Mbetet të shihet nëse Suarez do arrijë në kohë të shërohet nga COVID-19 dhe e ka të detyrueshme të dal negativ në test.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat