Misteri i pasurisë së Maradonas: Pas pikëllimit – fillon beteja për trashëgiminë

Futboll

Misteri i pasurisë së Maradonas: Pas pikëllimit – fillon beteja për trashëgiminë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:56
Diego Maradona

Gazetari argjentinas që ishte shumë i afërt me Diego Maradonan, Luis Ventura ka raportuar se legjenda e futbollit nuk është se kishte gëzuar një pasuri të madhe.

Sipas tij, legjenda e Napolit nuk kishte lënë asgjë në llogaritë bankare dhe se ndërroi jetë si një person i varfër.

“Ai shpërdoroi pothuajse gjithçka, shkaku i krahëve të shpuar (drogës) dhe ishte plaçkitur shumë nga të afërmit”, ka thënë Ventura.

“Gjithçka që kishte bërë gjatë jetës së tij ishte të pyeste për problemet dhe jepte para. Këtë e kishin shfrytëzuar të afërmit e tij”.

Sipas këtyre fjalëve, pasuria e Diegos nuk ka mbetur për t’u ndarë, mirëpo do të ketë një betejë ligjore për trashëgiminë.

Mund të jetë që miliona dollarët që ai fitoi në vitet e tij si trajner në Dubai ose ato që fitoi si president nderi i Dinamo Brest mund të ishin zhdukur kaq lehtë?

Vajzat, Dalma dhe Giannina , shumë ish-shokë të ekipit dhe miq të tjerë ishin ankuar për vështirësinë e të qenit në gjendje të kontaktonin Diegon në vitet e fundit.

Faji do të ishte te rrethi i ish-kampionit, i përbërë nga njerëz që kishin fuqi të plotë në menaxhimin e financave dhe marrëdhënieve me botën e jashtme.

Sigurisht, megjithatë, pasuritë e Maradonas nuk janë të kufizuara në 100,000 mijë dollarë në llogarinë e tij rrjedhëse.

Këtyre duhet t’u shtohen bizhuteritë, toka, apartamentet në Buenos Aires, makinat luksoze, investimet në Kubë dhe Itali dhe shkollat ​​e futbollit në Kinë.

Një pasuri e vlerësuar ndërmjet 70 dhe 100 milionë dollarë. Ish-gruaja Claudia , të dashurat e fundit,  Veronica Ojeda dhe Rocio Oliva, vëllezër, motra, fëmijë, nipër e mbesa, plus kreditorë të ndryshëm do të garojnë për pasurinë.

Është e parashikueshme që beteja ligjore të vazhdojë për një kohë të gjatë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat