Ibra merr “Tapirin e Artë”: Dua të thyej rekordin e Cassanos

Futboll

Ibra merr “Tapirin e Artë”: Dua të thyej rekordin e Cassanos

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:28
Zlatan Ibrahimoviç

Emisioni satirik italian “Striscia la Notizia” i ka dhënë “Tapirin e Artë”, sulmuesit suedez të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Ai ka dhënë një intervistë të shkurtër për gazetarin që i dorëzoi çmimin në kryeqendrën e veriut të Italisë.

Polemikat me EA Sports…

Shfrytëzojnë imazhin tim pa më dhënë asnjë euro dhe kjo është kundër rregullave. EA Sports thotë se ka blerë të drejtën nga FifPRO dhe se FifPRo paska të drejtën e imazhit tonë, pro ne nuk kemi firmosur gjë. Kjo çështje meriton hetim.

Si po ecën rikuperimi?

Shumë mirë dhe besoj se do të rikuperohem edhe më shpejt tani me Tapirin tuaj.

E fitoni këtë çmim për herë të 5-të…

Dua të thyej rekordin e Cassanos, që e ka fituar 15 herë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat