Holanda u uron mirëseardhje futbollisteve nga Kosova

Futboll

Holanda u uron mirëseardhje futbollisteve nga Kosova

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka kryer stërvitjet e fundit para takimit me Holandën.

“Dardanet” kanë arritur në Breda të shtetit holandez dhe nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian, e cila fillon në orën 18:30.

Në stadiumin e këtij qyteti, në tribunat e veriut dhe jugut është vendosur mbishkrimi “Mirë se vini Kosovë”, derisa kjo pritet të jetë përballje e vështirë për Kosovën duke ditur formën dhe kapacitetin e holandezeve, njofton FFK.

Kosova do të hyjë në takim me mungesën e Erëleta Memetit, që u largua ditë më parë për shkak të obligimeve tek klubi i saj Frierburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat