Reali e ka të vështirë ta financojë transferimin e Mbappe

Futboll

Reali e ka të vështirë ta financojë transferimin e Mbappe

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:12
Kylian Mbappe

Para çdo afati kalimtar spekulohet se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini për një mega-transferim te Real Madridi.

Mirëpo, sipas Le Parisien, tifozët e Los Blancos duhet akoma të presin, pasi që transferimi nuk do të ndodhë në verën e ardhshme.

Pandemia e coronavirusit u ka shkaktuar humbje të madhe klubeve, ndërsa në mesin e tyre janë edhe Loso Blancos.

Për këtë arsye, klubi spanjoll nuk mund ta financojë një transferim eventual të anësorit francez në sezonin e ardhshëm.

Reali është duke shqyrtuar opsione të ndryshme për shitjen e lojtarëve apo përfshirjen e tyre në marrëveshje, mirëpo akoma nuk e ka gjetur formulën e duhur që ta ketë në skuadër Mbappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat