Top 10 transferimet e verës që janë duke shkëlqyer në klubet e reja

Futboll

Top 10 transferimet e verës që janë duke shkëlqyer në klubet e reja

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Gjatë afatit veror, klubet e mëdha kanë bërë vetëm disa transferime shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Alvaro Morata, Ferran Torres dhe Diogo Jota janë tri nga transferimet më të mira në verë që janë në top formë.

Marca ka bërë një listë me 10 lojtarë që kanë shkëlqyer menjëherë të skuadra e re.

1.Ferran Torres

Nën urdhrat e Pep Guardiolës, Ferran ka luajtur si sulmues i krahut dhe ndonjë herë si qendërsulmues. Ish ylli i Valencias ka shënuar pesë gola në 12 ndeshje dhe het-trik me Spanjën ndaj Gjermanisë.

2.Pedri Gonzalez

Pedri ka impresionuar pavarësisht minutazhës së ulët. Në moshën 18-vjeçare, talenti i Barcelonës i ka treguar kualitetet mjaftë mirë në fushë.

3.Alvaro Morata

Ish sulmuesi i Atletico Madridit ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tri asistime në 11 ndeshje. Spanjolli gjithashtu ka bërë që Pirlo ta lë në stol Paulo Dybalan dhe ai të luaj pranë Crisitano Ronaldos.

4.Luis Suarez

Pesë gola në nëntë ndeshje tregojnë se Suarez është në formën e mirë, pavarësisht që u shit nga Barcelona. Nën urdhrat e Simeone, uruguaiani është në top formë.

5.Diogo Jota

U transferua të Liverpooli si zëvendësues i ndonjërit nga treshja Mane – Firmino – Salah, por ia ka dal të jetë titullar. Jota realizoi nëntë herë në 14 ndeshje, derisa Jurgen Klopp e ka pranuar se është shumë më i mirë nga sa ka menduar ai.

6.James Rodriguez

Ribashkimi me Carlo Ancelottin duket mjaftë premtues. James ka pasur fillim mjaftë brilant me tri gola dhe tri asistime në pesë ndeshje, por lëndimi i shkaktoi probleme para pushimit internacional.

7.David Silva

Ish ylli i Manchester Cityt pas 14 trofeve të fituar në Angli, u rikthye në Spanjë të Real Sociedadi. Transferimi doli të jetë mjaftë i suksesshëm dhe Silva shihet si zëvendësuesi i Martin Odegaard.

8.Timo Werner

Me shtatë gola dhe tri asistime në 15 ndeshje, gjermani është ndër sulmuesit më në formë në Premierligë. Werner këtë edicion ka luajtur si sulmues i krahut ose qendërsulmues, por në shumicën e rasteve ia ka dal të jetë mjaftë i suksesshëm.

9-10.Sergio Reguilon dhe Pierre-Emile Hojbjerg

Jose Mourniho përforcoi skuadrën me dyshen që janë duke shkëlqyer në formacionin bazë dhe këtë e dëshmon vendi i parë në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat