Lajm i mirë për Malishevën

Futboll

Lajm i mirë për Malishevën

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:44
Lajm i mirë për Malishevën

Një shembull që duhet përgëzuar dhe ndjekur edhe nga komunat tjera.

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për Klubin e Futbollit Malisheva.

FC Malisheva garon në grupin A të Ligës së Parë dhe është në garë për inkuadrim në Superligë.

Këto mjete do të jenë motiv shtesë për klubin për të arritur objektivat.

“Me kërkesë të qeverisë komunale të udhëhequr nga Nisma Socialdemokrate në krye me Kryetarin z.Ragip Begaj, drejtuar Kuvendit Komunal për mbështetjen financiare për klubin e futbollit FC MALISHEVA në vlerë prej 50,000 €.

Kjo kërkesë është aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe falenderoj të gjithë asambleistët të cilët e përkrahen kërkesën e qeverisë komunale për mbështetjen e klubit”, ka shkruar Valon Mazreku, drejtor për Financa dhe Ekonomi në komunën e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat