Tronditëse, Maradona përplasi kokën 1 javë para vdekjes, pulsi i shkoi deri në... Ja kush e thotë

Futboll

Tronditëse, Maradona përplasi kokën 1 javë para vdekjes, pulsi i shkoi deri në... Ja kush e thotë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
Tronditëse, Maradona përplasi kokën 1 javë para vdekjes, pulsi i shkoi deri në... Ja kush e thotë

Hetuesit vazhdojnë të provojnë të hedhin dritë mbi ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonës, jo vetëm për ngjarjen e mëngjesit të 25 nëntorit, orët përpara vdekjes së legjendës.

Në gjykatë është dëgjuar stafi mjekësor fillimisht, ku e para që është marrë në pyetje ka qenë infermierja personale Dahiana Zhizela Madrid (e para që hodhi hijet mbi vdekjen e “Pibe D’Oros”. Kjo e fundit, me anë të deponimit të bërë në gjykatë, nëpërmjet avokatit të saj, ka folur për një goditje të fortë të cilën Maradona ka marrë 1 javë përpara vdekjes, pas një rrëzimi aksidental.

Por më e keqja është se askush nga mjekët e Diegos nuk mendoi se ishte e nevojshme një vlerësim, një skaner i kokës, për më tepër duke qenë se vetëm pak ditë më parë ishte operuar në tru.

“Maradona është rrëzuar keq një javë përpara se të vdiste, duke marrë një goditje shumë të fortë në kokë. Ishte një çmenduri që askush nuk mendoi t’i bënte një rezonancë magnetike, apo një tomografi. Jo, asgjë prej gjëje”, – shprehet Rodolfo Bake, avokati i Dahiane Madrid. Por jo vetëm kaq.

Ky burim pranon gjithashtu se pas daljes nga spitali, Maradona kishte vuajtur disa anomali kardiake, por edhe në atë rast askush nuk e konsideronte të duhur kryerjen e vlerësimeve të specializuara: “Mjekët menduan vetëm t’i kuronin varësinë e tij ndaj alkoolit, duke harruar se kishin të bënin me një pacient kardiopatik, i cili kishte nevojë në çdo anomali për vlerësime specifike, – vazhdon avokati Bake, që nuk ndalet, duke hyrë në detaje më të thella madj, shkruan panoramasport.

– Për më shumë, Diego qëndroi për 3 ditë pa dalë nga dhoma e tij, nuk shihte as televizor. Ka pasur disa ditë kur pulsacionet e tij kanë qenë mbi 115 në minuta, ndërsa ditën përpara se të vdiste 109, kur dihet mirë se një pacient me probleme koronarike nuk duhet të kalojë 80 pulsacionet.

Por çfarë është më e keqja, edhe pse Maradona dërgonte sinjale jete, atij nuk iu dha asnjë barnë. Diego mund të ishte kuruar në klinikën më luksoze të botës, ndërkohë që u la të rikuperohej në një vend të papërshtatshëm”, mbyllej deponimi i infermieres Dahiana Zhizela Madrid, nëpërmjet avokatit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat