Klubi i Premierligës goditet nga koronavirusi, anulohen stërvitjet

Futboll

Klubi i Premierligës goditet nga koronavirusi, anulohen stërvitjet

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Koronavirusi e ka goditur klubin anglez të Newcastle United. Seancat e fundit stërvitore janë anuluar dhe i gjithë grupi i futbollistëve është futur në karantinë.

Ditën e diele u konfirmuan shumë raste pozitive dhe si pasojë trajneri Steve Bruce e anuloi seancën stërvitore.

Sipas raportimit të “The Guardian”, ekipi nuk do të rikthehet në stërvitje të paktën deri ditën e mërkurë, kur futbollistët dhe stafi do të testohen sërish.

Deri më tani ndeshja kundër Aston Villas që është programuar për ditën e premte është në rrezik.

Në rast se ajo do të shtyhet për në një datë tjetër, atëherë do të bëhet ndeshja e parë e Premier League që shtyhet nga pandemia që nga rifillimi i kampionatit në qershor.

Aston Villa-Newcastle parashikohej të ishte edhe ndeshja e parë me tifozë në Premier League që nga muaji mars pasi qeveria vendosi të lejojë në stadiumet e Britanisë së Madhe që prej datës 2 dhjetor të paktën 2 mijë tifozë për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat