Shuma marramendëse

Futboll

Shuma marramendëse

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Shuma marramendëse

Shtyrja e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” për verën e vitit 2021, si pasojë e pandemisë Covid-19, i ka kushtuar organizatorëve 1.6 miliardë euro. Kjo shifër u konfirmua nga komiteti organizator i Olimpiadës.

Një shumë marramendëse, që ka vënë në jo pak në krizë Japoninë, që shpresonte të dilte me fitimin nga ky event sportiv.

Për këtë arsye, komiteti organizator i Olimpiadës shpreson që brenda dhjetorit të gjejë një marrëveshje në lidhje me atë se cilat do të jenë kompetencat e trashëgimisë si dhe gjetjen e fondeve shtesë për emergjencën shëndetësore që do të aplikohet verën e ardhshme.

Fonde shtesë duhen edhe për mirëmbajtjen e impianteve dhe pajisjeve sportive deri verën e ardhshme.

Për të ulur sadopak shpenzimet shtesë, komiteti organizator po mendon të thjeshtësojë ceremoninë e hapjes, që ka një kosto relativisht të lartë. Ulje shpenzimesh do të ketë edhe shërbimi dedikuar stafeve të sportistëve që do të jenë në Olimpiadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat