Një moment i mirë për kritikët

Futboll

Një moment i mirë për kritikët

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Ozil

Arsenali i Arteta pësoi humbjen e tretë në shtëpi për këtë këtë sezon, në ndeshjen e pestë si pritës. Fillimi më i keq për “Topçinjtë” në 40 vitet e fundit. Një moment i mirë për kritikët, që të mprehin dhëmbët dhe të “kafshojnë”. Ky është rasti i Jack Wilshere.

Ish-mesfushori i Arsenalit e ka shfrytëzuar rastin për të sulmuar trajnerin spanjoll përsëri në lidhje me Özil: “Unë mendoj se ai do të ishte një lojtar i shkëlqyeshëm në këtë ekip.

Do të doja ta shihja Ozil duke luajtur nën drejtimin e Arteta, por padyshim që kjo nuk po ndodh për momentin. Ai mund të marrë topin dhe të furnizojë me pasime të sakta Aubameyang dhe Lacazette”.

Ndërkombëtari anglez, aktualisht pa një ekip, nuk ishte i qetë dhe sulmoi trajnerin Arteta për situatën: “Ai duhej të luante me Özil, sepse po flasim për një lojtar të nivelit të lartë. Është për të ardhur keq, por kjo po ndodh dhe askush nuk e di pse. Megjithatë, jam i sigurt që arsyet e lënies jashtë të Ozil do të zbulohen një ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat