​Holanda-Kosova, femrat përballen në kuadër të kualifikimeve për UEFA Euro 2022

Futboll

​Holanda-Kosova, femrat përballen në kuadër të kualifikimeve për UEFA Euro 2022

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në kuadër të femrave do të përballet sot kundër asaj të Holandës, në stadiumin “Rat Verlegh” me fillim nga ora 18:30, në kuadër të kualifikimeve për UEFA Euro 2022.

Mikpritja që i është bërë Kombëtares së Kosovës nga holandezet ishte tejet e ngrohtë si në hotel po ashtu edhe në stadium. Gjatë përgatitjes së stadiumit, është vërejt edhe një mbishkrim në tribuna ku shkruante “Mirë se vini Kosovë” .

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e “Dardaneve” për ciklin kualifikues të Kampionatit evropian, dhe pas nëntë xhirosh Kosova pozicionohet e katërta në tabelë me tre fitore, një barazim dhe pesë humbje, kështu duke grumbulluar gjithsej vetëm 10 pikë, kurse në anën tjetër, Holanda ka rekord 100% të fitoreve, ku në nëntë ndeshje nga edhe sa i ka i zhvilluar ka kuotën e 27 pikëve, kështu duke e blinduar pozitën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat