Pirlo: Nuk jam i kënaqur

Futboll

Pirlo: Nuk jam i kënaqur

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:54
Pirlo: Nuk jam i kënaqur

Pas kualifikimit për më tej në Champions, Juventusi do të presë në stadiumin “Allianz”, Dinamon e Kievit e cila është në luftë për një vend në Europa Ligë. Në konferencën përpara sfidës, trajneri i Juventusit Andrea Pirlo shfaqet përpara gazetarëve duke folur për këtë ndeshje ndaj ukrainasve por edhe duke mohuar zërat që qarkulluan në media se tekniku bardhezi nuk ndiqej nga lojtarët:

Personaliteti i ndeshjes – “Nuk mendoj se kam thënë gjëra kaq të forta në Benevento. Duhet të kemi më shumë dëshirë për të arritur rezultatin dhe për të menaxhuar më mirë momentet e ndeshjes. Ne mendojmë ndeshje pas ndeshje, nesër është Dinamo e Kievit. Kuadrado dhe Danilo, kanë luajtur më shumë dhe mund të pushojnë.”

Kulusevski – “Ai gjithmonë ka luajtur në të njëjtin rol që kur ka qenë këtu. Ai ka luajtur ndeshje të mira dhe të tjerët më pak. Të gjithë të rinjtë që kanë mbërritur këtu kanë ndjekur të njëjtën rrugë, ne e menduam këtë dhe jemi të kënaqur me atë që po bën.”

Dibala – “Ai luan pranë sulmuesit, pastaj nga natyra ai zbret për të qenë më shumë me topin. Unë i përsëris çdo ditë se ai duhet të luajë në lloje të caktuara hapësirash. Kur të vijë në gjysmën tonë të fushës ai duhet të luajë lehtshëm dhe të mos mbajë topin përndryshe nuk lodhet. Ai duhet të jetë i kthjellët kur është pranë sulmuesit për të gjetur lojën e tij.”

Diferenca midis Champions-t dhe kampionatit – “Duhet të përballemi me të gjitha sfidat në të njëjtën mënyrë. Unë nuk jam i kënaqur me maksimumin, do të doja të kisha më shumë vazhdimësi të rezultateve por është normale sepse është jemi një ekip i ri me një trajner të ri dhe me pak përgatitje. Jam i sigurt që lojtarët më ndjekin, ata e dinë se çfarë ata duhet të bëjnë.”

Problemi parësor – “Kur fitojmë gjithçka është në rregull, kur humbasim ose barazojmë lindin probleme nuk ekzistojnë ekzistojnë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë.”

Sezoni i Ramsit – “Nuk mendoja se ai ishte aq i mirë, megjithatë kishim pak probleme. Tani ai është kthyer, ngadalë-ngadalë ta rikthejmë në gjendjen e tij më të mirë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne.”

Nesër tridhëmbëshi i sulmit – “Nuk besoj, me skualifikimin e Moratës në kampionat është më mirë që ai të luajë nesër, dhe Dibala të përgatitet për derbin ndaj Torinos.”, përfundon fjalën e tij tekniku bardhezi, Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat