Gjiganti gjerman kërkon sulmuesin nga Kosova

Futboll

Gjiganti gjerman kërkon sulmuesin nga Kosova

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Klubi gjerman, Köln, javën e kaluar mposhti në udhëtim Borussia Dortmundin, ndërkohë tani ka nisur përgatitjet për afat të janarit

FC Köln ka nisur diskutimet me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich për huazimin e dy talentëve, Joshua Zirkzee dhe Leon Dajaku raporton GOAL Deutschland.

Për Dajakun, futbollistin me prejardhje nga Kosova gjatë afatit kalimtar veror, kishin shprehur interesim edhe disa klube nga Premier Liga dhe Serie A, por që nuk u materializua pasi Dajaku ishte i hapur vetëm për një huazim të thjeshtë.

Sipas SPOX Redaktion, Dajaku është i bindur në kualitet e tij dhe dëshiron ta dëshmojë vetën në “Allianz Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat