Misterioze: Zemra e Maradonës peshonte dy herë më shumë se normalja

Futboll

Misterioze: Zemra e Maradonës peshonte dy herë më shumë se normalja

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:37
Diego Maradona

Këtë të mërkurë, një javë pas vdekjes do të fillojnë të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe shtupës të Armandi Dego Maradona.

Gjatë kësaj kohe do të ketë një vlerësim të veçantë të zemrës së tij, pasi që peshonte dy herë më shumë se normalja (500 gram) në një çështje që gjeneroi mister midis profesionistëve dhe ata do të përpiqen të sqarojnë misterin.

Objektivi kryesor është të dimë në detaje dhe saktësi nëse Diego kishte konsumuar alkool, drogë ose ndonjë substancë tjetër në orët para vdekjes së tij.

Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe peshonte rreth 500 gram, dyfishin e sasisë normale.

Përfundimet e forenzikës që kryen autopsinë, Diego vdiq si rezultat i “edemës akute pulmonare sekondare ndaj dështimit kronik të zemrës të përkeqësuar” dhe zbuloi në zemrën e tij një “kardiomiopati të zgjeruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat