Nesër do të ndodh kjo gjë për herë të parë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Nesër do të ndodh kjo gjë për herë të parë në Ligën e Kampionëve

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:52
Ilustrim

Arbitrja franceze Stephanie Frappart do të bëhet zyrtarja e parë femër për të drejtuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve për burra kur ajo mbikëqyr ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Dinamo Kievit më 2 Dhjetor.

36-vjeçarja u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të madhe evropiane për burra kur mori drejtimin e finales së Super Kupës së UEFA-s midis Liverpoolit dhe Chelseat në vitin 2019.

Frappart gjithashtu drejtoi finalen e Kupës Botërore të Grave 2019 midis Shteteve të Bashkuara dhe Hollandës.

Ajo u bë arbitrja e parë femër që mori drejtimin e një ndeshje franceze të Ligue 1 kur Amiens luajti me Strasburgun në Prill të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat