Solskjaer tregon pikën e dobët të Cavanit

Futboll

Solskjaer tregon pikën e dobët të Cavanit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:22
Solskjaer tregon pikën e dobët të Cavanit

Edinson Cavani duket se ka gjetur veten te Manchester United, me uruguaianin që shënoi dy gola në fitoren ndaj Southampton.

Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar punën e sulmuesit të tij mirëpo ka ankesa për parkimin e tij në qëndren stërvitore.

”Më ka bërë përshtypje vëmendja e tij për gjithçka“, tha Solskjaer.

“Përveç parkimit të tij. Ai nganjëherë po parkon shumë afër disa prej lojtarëve dhe stafit trajnues”, tha me shaka trajneri i Manchester United.

Ndërsa shokët e tij të skuadrës së United mund të kenë frikë për makinat e tyre të shtrenjta kur Cavani është në timon, në fushë janë kundërshtarët ata që terrorizohen nga Uruguaiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat