​Mustafi dhe Rudiger mbeten opsione për Barcelonën

Futboll

​Mustafi dhe Rudiger mbeten opsione për Barcelonën

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:33
​Mustafi dhe Rudiger

Gjigantët e La Ligas kanë rikthyer interesimin nga Arsenali e Chelsea.

Barcelona kanë ende shpresa se do të arrijnë marrëveshje me mbrojtësin e Manchester Cityt Eric Garcia këtë janar, përcjell “Mundo Deportivo”.

“Blaugranët” janë në dijeni se një marrëveshje me Cityn për Garcian mund të mos arrihet këtë janar, dhe mund të presin për spanjollin deri në verën e 2021, kur edhe i skadon kontrata aktuale me skuadrën e Pep Guardiolas.

Nëse një marrëveshje për Garcian nuk mund të arrihet, opsione afatshkurtra janë duke u konsideruar edhe Shkodran Mustafi i Arsenalit dhe Antonio Rudiger i Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat