Kolni po e synon futbollistin shqiptar që e dëshiron do Kosova

Futboll

Kolni po e synon futbollistin shqiptar që e dëshiron do Kosova

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Dajaku

Leon Dajaku mund të bëhet me skuadër të re që në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori shqiptar me pasaportë gjermane ka rënë në radarin e skuadrës së Kolnit e cila ka filluar të punojë që të ofroj disa emra në skuadër, për të qenë më mirë në stinorin pranveror.

Ata kanë nisur bisedimet me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich për huazimin e dy talenteve, Joshua Zirkzee dhe Leon Dajaku. Lajmi konfirmohet nga GOAL Deutschland dhe SPOX, ku sipas tyre, minutat e pakët këtë vit, mund të bëjnë që dyshja të mendojë largimin.

Dajaku që ka prejardhje nga Kosova, është synim edhe i FFK-së për ta sjellë në ekipin përfaqësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat