Kjo është pasuria e Maradonës

Futboll

Kjo është pasuria e Maradonës

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:38
Kjo është pasuria e Maradonës

Ndërkohë që në Argjentinë vijojnë hetimet për akuzat mbi vdekjen e Maradonës, shumë shpejt pritet të nisë edhe një betejë për trashëgiminë e legjendës argjentinase, siç raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Pasuria e legjendës argjentinase të futbollit llogaritet të kapë shifrën e 75 milionë eurove mes llogarive bankare, kontratave të sponsorizimit, si ajo me Pumën dhe dy të tjera me kompani video-lojërash, investime në Venezuelë e Itali, etj.

Diego Armando Maradona ka deri tani 5 fëmijë të njohur ligjërisht, Dalma e Gianinna, të cilat i ka me Claudia Villafane, ish gruan e vetme ligjore, Jana, me Valeria Sabalain, Diego Junior me Cristina Sinagran, të cilin e njohu zyrtarisht më 2007-ën dhe Diego Fernandon, djalin e Veronica Ojedos.

Megjithatë së fundi mediat raportojnë se janë të paktën edhe 6 të tjerë që pretendojnë se janë fëmijët e Diego Maradonës, një në La Plata, një në Buenos Aires dhe 4 të tjerë në Kubë, vend ku ish futbollisti legjendar ka kaluar një pjesë të mirë të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat