Gati për sfidën ndaj AZ Alkmaarit!

Futboll

Gati për sfidën ndaj AZ Alkmaarit!

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:00
Hysaj

Elseid Hysaj fiton betejën me koronavirusin.

Mediat në Itali dhe sidomos ato që qëndrojnë pranë klubit të kaltër bëjnë me dije se mbrojtësi i kombëtares shqiptare e ka kaluar virusin famëkeq pasi tamponi i fundit të cilit i është nënshtruar ka dalë negativ dhe me shumë gjasa do të jetë gati për ndeshjen e radhës në Europa League atë ndaj holandezëve të AZ Alkmaar.

Hysaj u infektua me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare teksa rezultoi pozitiv para ndeshjes së Nations League ndaj Bjellorusisë.

Në këto dy javë kuqeziu ka qëndruar në karantinë por nga dita e sotme pritet t’i bashkohet Napolit në stërvitje me shpresën se do të luajë disa minuta në sfidën e të enjtes ndaj Alkmaar për të qenë plotësisht gati për takimin e fundjavës në Serie A ndaj Crotones në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat