E habitshme, zemra e Maradonës peshonte...

Futboll

E habitshme, zemra e Maradonës peshonte...

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 19:00
E habitshme, zemra e Maradonës peshonte...

Vdekja e Maradonës vazhdon të shkaktojë diskutime. Ndërsa futbolli ende e vajton, në Argjentinë  po punojnë për të kuptuar nëse gjithçka është bërë në mënyrë korrekte, për sa i përket kujdesit dhe kurimit të legjendës së futbollit.

Ditën e nesërme, një javë pas vdekjes do të fillojnë të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë autopsisë.

Ajo që vlen të theksohet është se autoritetet mjekësore në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë se zemra e Diegos peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale.

Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe peshonte rreth 500 gram, dyfishin e sasisë normale.

Ky element pritet të vlerësohet ditën e nesërme në analizat që do të kryen, së bashku me studimet e tjera toksiologjike, përmes të cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të nderonte jetë. Këto analiza do të kryen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat