Feronikeli ka marrë një lajm të jashtëzakonshëm, pasi mbrojtësi i tyre, Përparim Islami ka lënë pas dëmtimin dhe iu është rikthyer seancave stërvitore.
Islami ishte dëmtuar në qershor, në ndeshjen ndaj Ballkanit edicionin e kaluar në Kupën e Kosovës, me ç’rast edhe ka munguar që nga ajo kohë – pasi kishte këputur ligamentet.
Megjithatë, klubi i Feronikelit sot ka njoftuar se Islami është kthyer në ambientet e klubit dhe do të ketë program të detajuar special, kurse do të vazhdojë me stërvitjet në fazën përgatitore.
Ja njoftimi:
“#GuessWhosBack Islami i bashkohet skuadrës.
Pas operimit nga ruptura ACL, ai i është bashkuar skuadrës së Duros, ku për dy javët e ardhshme do të ketë program të detajuar special.