Shqiptari nga Kosova shokon Moskën, fundos Lokomotivën

Futboll

Shqiptari nga Kosova shokon Moskën, fundos Lokomotivën

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Shqiptari nga Kosova shokon Moskën, fundos Lokomotivën

Salzburgu nga Austria falë sulmuesit shqiptar nga Kosova, Mërgim Berisha, triumfojnë me rezultat 3:1 kundër Lokomotivës në Moskë. Berisha ka treguar lojë të madhe duke shënuar dy gola dhe i solli trepikëshin e artë skuadrës së tij nga Moska.   

Sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha, në formën më të mirë jetësore. 

Ai së bashku me Salzburgun po e tronditin Moskën në 45 minuta e parë. 

Në minutën e 28-të, futbollisti Berisha nga afërsia realizon për 0:1. Në minutën e 41-të, Berisha nga afërsia me mjeshtri mposhti portierin Guileherme, 0:2. Në minutën e 79-të, Miranchuk nga penalltia ngushton rezultatin në 1:2.

Nuk vonon as dy minuta (81'), Adeyemi realizon për 1:3. Salzburg ngrihet në vend të tretë me 4 pikë pas pesë xhirove të Grupit A të Champions League, kurse Lokomotiva bie në fund me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat