Turpërohet Reali, rrezikon eliminimin

Futboll

Turpërohet Reali, rrezikon eliminimin

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:46
Turpërohet Reali, rrezikon eliminimin

Real Madridi, kampion i Spanjës, turpërohet keq në Kiev të Ukrainës, duke humbur me rezultat 2:0 nga Shakhtar Donetsky, në kuadër të grupit B të Champions League në futboll.

Në minutën e 57-të, mbrojtja e Realit sikur në gjumë, ndërsa Dentinho nga afërsia shënon. 

Në minutën e 83-të, Solomon nga rreth 15 metra lë të shtangur portierin Courtois, 2:0 për Shakhtarin. 

Futbollistët Benzema, Asensio, Modriç, Kroos, Varane etj. dolën kokulur nga Kievi. 

Reali rrezikon eliminimin, e cila renditet në vend të tretë me 7 pikë sa ka edhe Shakhtari në pozitën e dytë pas pesë xhirove. Reali në Madrid kishte humbur me 3:2 nga Shakhtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat