Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:35
Liga e Kampionëve

Tashmë ka shkuar në tetë numri i skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve.

Pas Chelseat, Sevillës, Barcelonës, Juventusit, Manchester Cityt dhe Bayernit që e siguruan javën e kaluar, listës iu janë bashkuar edhe Liverpool dhe Porto

Liverpool mposhti Ajaxin në sfidën e sontme për ta garantuar pozitën e parë, kurse Porto barazoi me Cityn, mirëpo Olympiakos u mposht nga Marseille.

Kanë mbetur edhe tetë skuadra për t’u konfirmuar nesër dhe javën e ardhshme, të cilat do sigurojnë biletën për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat